HomeAktualitetSport

Të gjithë rezultatet e Europa Leagues, mbrëmje me surpriza

Të gjithë rezultatet e Europa Leagues, mbrëmje me surpriza

Chelsea vazhdon ecurinë e përsosur në Europa League duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së nokautit. Blutë e Londrës nuk kanë hasur asnjë rezistencë nga BATE teksa kanë fituar me rezultatin e thellë 3-1 në Stamford Bridge. Heroi i ndeshjes ishte një lojtar që nuk pritej nga asnjë: Ruben Loftus-Cheek, i cili me tre golat e tij do të japë dhimbje koke Sarri-t për ndeshjen e radhës në Premier League.

Grupi I: Genk 6, Sarpsborg 4, Malmo 4, Besiktas 3

Genk ka befasuar teksa ka mposhtur Besiktas 4-2 në Turqi. Ndërsa Malmo ka barazuar 1-1 me Sarpsborg

Grupi H: Frankfurt 9, Lazio 6, Marseille 1, Apollon 1

Frankfurt ka bërë detyrën duke mposhtur Apollon 2-0, ndërsa Lazio ka marrë një fitore jetësore 3-1 në Marsejë.

Grupi K: Astana 5, Dyn. Kyiv 5, Rennes 3, Jablonec 2

Astana ruan kreun me barazimin 1-1 me Jablonec, ndërsa ndeshja tjetër mes Rennes dhe Dyn. Kyiv ka përfunduar 1-2.

Grupi G: Villarreal 5, Rangers 5, Rapid Vienna 3, Spartak Moscow 2

Villarreal ka mposhtur bindshëm Rapid Vienna me rezultatin 5-0. Rangers nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Spartak Moscow.

Grupi J: Sevilla 6, Krasnodar 6, St. Liege 6, Akhisar 0

Sevilla ka shkatërruar Akhistar me rezultatin 6-0, ndërsa St.Liege ka fituar 2-1 me Krasnodar.