Prononcimi i Komisioineres për zgjerim nuk kishte asnjë lidhje me qytetarët por me lehsit politik të PD-së, të cilët megjithëse janë të zhytur deri në grykë me llumin e korrupsioni dhe akoma nuk kanë “nxjerr lartë” as dorën për të shpëtuar nga drejtësia vazhdojnë të merren me korrupsionin imagjinar në shumë raste inekzisten të pozitës.
Shumica e të akuzuarve nga SPAK edhe të dënuar të qeverisë janë zyrtarë të ndryshëm shumica për shpërdorim detyre, përfshirë dhe rastin e zonjës Balluku.
Të dënuar për korrupsion deri tani nga drejtësia është vetëm një rast, ai i Lefter Kokës, kurse nën akuzë janë Ilir Meta dhe bashkëshortja dhe Sali Berisha dhe familja, Arben Ahmetaj ish zv. Kryeministër, ndaj deklaratat e komisiioneres ishin një kritik diplomatike për lehsit, që nxijnë Shqipëri nëpyër koridoret europian
Ja pjesë nga deklarat e saj:
Një tjetër çështje me antikorrupsionin e cila është tipike do të thosha për të gjithë vendet kandidate, është se mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë juve keni një problem tjetër.
Kështu që të gjitha këto vende po kalojnë nëpër procesin e ndryshimit të mendësisë në raport me korrupsionin dhe kjo kërkon kohë”.
Ka edhe disa raste të dyshimta dhe ju përmendni rastin e Ballukut të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes.
Ju e dini, SPAK-u, agjencia e antikorrupsionit në Shqipëri po bën një punë të lavdrueshme, dhe është në njëfarë mënyrë normale që ata të zbulojnë raste. Por e rëndësishmja është të shihet që nëse këto çështje ekzistojnë, cilat janë reagimet, dhe këtë ne gjithashtu po e monitorojmë”.
Pra zonja Kos thotë… se nuk mund të emërtosh korrupsion një vepër si shpëerdorimi i detyrës ose shkelja e barazisë në tendra, kur nuk ka përfitues të vlerave monetare dhe as pagator të interesuar dhe të detyruar nga halli për të paguar.
Përgjigjia e Kos nuk ishte për gazetarin, i cili po të njëjtën përgjigjie duhet të merrte, kur pyeste se çfarë mendonte komisionerja për rastin e Ballukut… që akuzohet për korrupsion, një akuzë që nuk ekziston, një perceptim i gabuar i gazetarit për fenomenin e korrupsionit. Kjo sipas tij është, se nëse dikush të godet me shpullë, duhet ta akuzozh për tentativ vrasje.
Ndaj agravimi Bardhit i cili me qëllime intriganti donte ta trasformonte thënien e Komisioneres si fyerse për qytetarët është tepër skrupuloz dhe paftyrësi. Zonja Kos e kishte fjalën për adresimet e herë pas herëshme që bandat politike të PD bëjnë për të nxirë Shqipërinë, si narkoshtet dhe me korrupsion galopant. Bardhi dhe “bardhët e zinj” të PD-së duhet që kanë shumë të qartë se korrupsioni i rëndë është ai i familjes Berisha të saksionuar nga SHBA me këtë akuzë dhe si rasti i Flamur Nokës për përfitime aopartamentesh e vilash, të denoncuara po nga Bardhi për “Babain e Zenit” dhe “Mulin Sarandiot”. /Ekskluzive.al

