HomeAktualitetDebat

Të poshtër është pak! Nga Saranda në Qeparo me taksi, gaze*arët nga Kosova rrëfejnë “tmerrin” për të nxirë realitetin e turizmit në Shqipëri

Të poshtër është pak! Nga Saranda në Qeparo me taksi, gaze*arët nga Kosova rrëfejnë “tmerrin” për të nxirë realitetin e turizmit në Shqipëri

Një shkrim i qëllimshëm dhe dashakeq i dy gazet*arëve nga Kosova Berat Buzhala dhe një kolegu i tij, që jo që nuk ndodh por as nuk imagjinohet në Shqipërinë e 2024, aq më tepër në Sarandë nuk ekziston një shërbim i tillë.

Por edhe nëse është e vërtetë, ky qënka një rast unik për humor, por jo për të treguar se sa e mundimshme është për të udhëtuar në Shqipëri, kur në fakt eshtë krejt e kundërta, mjetet e shërbimit publik janë moderne dhe luksoze aq sa as që gjenden në vendet fqinj, jo më në Kosovën e “kërrave” zastava

Ja si e nxijnë realitetin keta dy maskarenj:

E morem nje taxi dje me na çu prej Sarandes ne Qeparo, per me e rifillu ecjen ku e kishim len nje nate me pare. Taksisti ishte nje burre rreth te 60’ave, qe e ngiste nje Mercedes 15 vjet te vjeter. Ishte aq i kujdesshem me veturen e tij, sa ne sediljet mbrapa kishte vene jastek, ne menyre qe bythet e papastra te pasagjereve te mos ia demtonin ngjyren origjinale te uleseve.

Temperatura jashte ishte mbi 30 grade, kurse brenda ne veture ishte disa grade me lart. Klimen e kishte leshuar ne minimum, ose fare. Kur provova ta hape dritaren mbrapa, ajo nuk hapej. I kishte bere lock. Aq i zymte dhe i pashprese dukej taksisti sa nuk pata guxim qe t’i thosha nese mund t’i hapte xhamat se po vdisnim.

Kur e kaluam gati gjysmen e rruges dhe kur tashme ishim mbuluar ne djerse dhe po na vinte te kthenim cdo gje qe e kishim ne bark, Visari e theu akullin dhe e luti nese mund ta leshonte klimen edhe pak me shume.

Po, tha, dhe e kapi me shume delikatese butonin e klimes. Eshte e veshtire me e shpjegu me shkrim kete situate, por po provoj.

Gjeneratat me te reja mund te mos e dine, mirepo me heret radiot nuk kane qene automatike, sikur tash. Valet e tyre duhej zene me kujdes, duke e rrotulluar butonin. Pastaj, kur arrinim ta zinim stacionin qe donim, i benim edhe disa levizje te kujdesshme qe t’i kapnim frekuencat ne menyre perfekte. Pra, nevojitej shume lehtesi dhe suptilitet, sepse fluturoje ne stacionin tjeter.

Me fjale te tjera, shoferi i jone ashtu disi e levizi butonin e klimes. Kur ne po ziheshim brenda, ai, si nje kirurg preciz, e shtyu butonin per disa nanomilimetra. Kaq ishte. Nuk kishte me shprese.

Gjendjen e bente edhe me te sikletshme nje tablet i tij i improvizuar, ku ai po e leshonte nje muzike polifonike, por jo nga origjinalet. Ishte tallava polifonike. Si cdo gje tjeter, edhe aty ishte kujdesur qe zeri i muzikes te ishte ne minimum. Por heshtje brenda ne veture ishte aq e madhe, sa muzika te shurdhonte.

Kthesat e rruges per ne Qeparo po e benin te veten. Kur zbritem ne destinacion ne te trete po kerkonim vend per te vjellur.