HomeAktualitetKryesore

Të poshtër, po e përçani Shqipërinë!

Të poshtër, po e përçani Shqipërinë!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Njeri therret militantet ne Tirane, tjetri i mbledh ne Vlore. Njeri mban me thonj karigen e pushtetit, tjetri kerkon t’ia rembeje me dhune.

Mysybeti i djathte mburret me verioret, i majti malukat nxjerr gjoksin e lebërve. Me ironi i qull opozitaret pushtetmbajtesi, e sperkat me bojë bojaxhiu i opozitës…

Ti je malok i trashë!

Ti je grek!

Ti je hajdut!

Ti je komunist!

Ti shave Donald Trumpin!

Ti vrave në Gërdec!

Ti fute kriminelet ne parlament!

Ti e mbushe partinë me kurva!

Ti vodhe lekët e fajdeve!

Ti mbolle Shqipërinë me drogë!

Ti e ke të vogël!

Ty nuk të punon!

Ti rreh gratë!

Ty të rrahin gratë!

Ti thith kokainë!

Ti nuk ke as oreks!

Dhe përçarja ndal për një çast. Të dy bashkohen në një pikë:

Ti ke vjedhur!

Ti vazhdon të vjedhësh!

Dhe kështu vazhdon ta përçajë dhe boshatisë këtë vend politika. Vetëm dembelët militantë dalin nëpër protestat dhe mitingjet e politikës.

Unë po iki, gjeta një vend pune infermier në Gjermani. Eja edhe ti me mua! ???‍♂️?‍♂️?‍♂️