HomeAktualitet

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët

Baret dhe restorantet po përballen me ulje të ndjeshme të konsumit për shkak të ndryshimeve në sjelljen e klientëve, reduktimit të popullsisë dhe pakësimit të turistëve.

Për muajt janar-shkurt 2026, konsumi në këtë sektor ka rënë rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Arsye kryesore janë mungesa e konsumatorëve në qytete, çmimet e larta në disa restorante të njohura dhe bllokimet infrastrukturore që pengojnë furnizimin dhe lëvizjen e klientëve.

Në bare, kërkesa për kafe ka rënë ndjeshëm, duke ulur hyrjen e produkteve më të lira dhe me cilësi më të ulët, pasi konsumatorët, kryesisht pensionistë, kërkojnë çmime më të përballueshme.

Rënie frekuentimi ka pasur edhe në jetën e natës, ku të rinjtë tashmë preferojnë pije spumante (me gaz) ose pa alkool, ndërsa grupmosha mbi 40 vjeç frekuenton më shumë birraritë e lagjeve sesa klubet apo baret.

Industria e shërbimit po përballet gjithashtu me mungesë fuqie punëtore, për shkak të refuzimit të brezit të ri për të punuar në këtë sektor. Megjithatë, parashikohet që kërkesa të rigjallërohet gjatë muajit maj, me nisjen e sezonit turistik. /Monitor