HomeAktualitetDebat

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”! Rama shpërthen ndaj Bashës pas takimit në Durrës (Foto)

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”! Rama shpërthen ndaj Bashës pas takimit në Durrës (Foto)

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar për pamjet që kryedemokrati Basha publikoi nga takimi në Durrës, ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus po rritet nga dita në ditë.

Rama teksa publikon foton shkruan se kjo është të rrezikosh jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni.

“TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI!”, shkruan Rama.