HomeAktualitetKryesore

Të “vrasësh” një njeri të padënuar… në emër të drejtësisë! Si vendosën për jetën e biznesmenit Enver Sheshi gjyqtarja Olldashi dhe prokurori Prençi?

Të “vrasësh” një njeri të padënuar… në emër të drejtësisë! Si vendosën për jetën e biznesmenit Enver Sheshi gjyqtarja Olldashi dhe prokurori Prençi?

Enver Sheshi pësoi arrest kardiak në 7 janar 2023 në burgun 313 në Tiranë.

Atij ishte refuzuar ndryshimi i masës së sigurisë në 29 dhjetor 2022, pra 10 ditë para se të ndërronte jetë, nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Avokatja e Enver Sheshit, Edlira Kapllani kërkoi para se i ndjeri të ndahej nga kjo botë i vrarë me çekiçin e padrejtësisë, ndryshimin e masës së sigurisë për shkak se më herët 59-vjeçari ka qenë i dënuar për të njëjtën çështje.

Pra nuk mund të mbahej me masë sigurie arrest në burg kur asgjëkundi në kodin e procedurës penale nuk shkruhet se për të njejtën vepër penale mund të arrestohesh një herë, dy herë, tre herë… sa herë të duan ca sharlatan që guxojnë të përdorin fuqinë e pa kontrolluar që i’u kanë dhënë ligjëbërsit mediokër dhe qesharake të parlamentit shqiptarë.

Bizneswmeni Enver Sheshi i cili vuante edhe nga zemra nuk bëri ankimim për këtë çeshtje duke patur besim te drejtësia që do zbatonte kodin penal, duke paraqitur me anë të avokates së tij të gjithë dokumentacionin, se po mbahej në paraburgim padrejtësisht, për të mos thënë gabimisht, për një vepër penale për të cilën e kishte kryer njëherë dënimin.

Gjyqtarja e GJKKO-së Ilirjana Olldashi përkundër ankesave nuk e ndryshoi masën, ndryshe nga rasti i Jamarbër Malltezit ku ajo zbuti masën, megjithse vepra penale e Malltezit ishte nje vepër e rëndë krahasuar me atë të biuznesmenit Sheshi, për skemë mashtrimi me TVSH, për të cilën e kishte vuajtur njëherë dënimin.

Gjyqtarja nxitoi të bënte detyrën e noteres duke mos e pyetur për ligjin për të miratuar kërkesës e prokurorit Prençi, duke i lënë në burg pesë nga dhjetë të akuzuarit pë çeshtjen e inceneratorëve të Fierit, sepse pesë të tjerë nuk ishin në Shqipëri dhe duke vulosur vendimin me vdekje të Enver Sheshit.

Mirëpo deri sot asnje masë nuk është marrë për rastin e vrasjes së biznesmenit Sheshi, megjithëse Komiteti Shqiptarë i Helsinkit dhe Avokatii Popullit deklaruan se çeshtja Sheshi do hetohej nga këta instuticione, madje familja deklaroi se do bënin padi për vrasjen me dashje të familjarit të tyre

Provat:

I ndjeri ishte ri-arrestuar për evazion fiskal në dosjen e inceneratorëve dhe pavarësisht se e kishte kryer dënimin dhe kishte probleme shëndetësore, gjyqtarja Olldashi la në fuqi masën “arrest me burg”, duke çuar në vdekjen e tij në qeli.

Krahasimi:

E njëjta gjyqtare, në të njëjtën periudhë, u raportua se zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezin, gjë që shkaktoi debate dhe kërkesa nga SPAK për përjashtimin e saj për konflikt interesi.

Pasojat: Vdekje duke shkelur Kodin e Procedurës penale! Familjarët e Enver Sheshit paralajmëruan kallëzim penal ndaj gjyqtares Olldashi në bashkëpunim me prokurorin Prençi, për veprime të padrejta, për vrasje me dashje, kjo pasi 59-vjeçari kishte bërë disa herë kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg 10 ditë më parë. Ai ishte drejtuar Gjykatës së Apelit për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore por nuk arriti.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi:

Kjo Gjyqtare në korrik të vitit 2018, liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.

Në 2017, gjyqtarja ka liruar nga burgu 19-vjeçaren Elda Tanushi, e cila kishte tentuar të helmonte vjehrrën. E liroi me arsyetimin se e akuzuara ishte e stresuar.

I njëjti çekiç u lehtësua për Jamarbër Malltezin, shëndoshë si molla, por i dyshuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, por guxoi të vriste një njeri duke përdorur mjetet që i ka dhënë ligji.

Përse heshtin Helsinki, Avokati i Popullit, ILD dhe kush i’u a mbylli gojën familjarëve? Po shtetit pse hesht për një krim kaq madhor me çekiçin e drejtësisë dhënë në dorë të kasapëve që i vrasin njerëzit sikur të ishin pula dhe as nuk kërkojnë ndjesë…më fal se të vrava! /Ekskluzive.al