HomeDosja X

Teatri nuk ka qenë “Monumet Kulture”, nuk e kanë futur në listë as Omer Nishani më 1948, as Kahrreman Ylli më 1963, as Sali Berisha me 1995

Teatri nuk ka qenë “Monumet Kulture”, nuk e kanë futur në listë as Omer Nishani më 1948, as Kahrreman Ylli më 1963, as Sali Berisha me 1995

Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr.586, datë 17.3.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla” si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 09. 04. 1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të monumenteve që përmendën në listën e bashkëngjitur; VENDOSI:

T’i shpallë këto objekte që vihen nën mbrojtjen e shtetit sipas nenit 1 të dekretit nr.586, datë 17.3.1948 “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla”.

Vendimi është i Institutit të Shkencave, për nxjerrjen e listës së parë të monumenteve që vihen nën mbrojtjen e shtetit (botuar në Gazetën Zyrtare nr.93, datë 16 tetor 1948) mbetet pa fuqi.

Sa më poshtë, lista e monumenteve të Kulturës që vihen nën mbrojtjen e ligjit, sipas rretheve Kapitulli XXIII –

Rrethi i Tiranës

  1. Kalaja e Dorzës, në fshatin Pezë e Madhe
  2. Muret antike në malin e Penshqipit-Petrelë
  3. Kalaja e Dajtit, në rrëzë të malit Dajt
  4. Kalaja e e Petrelës në fshatin Petrelë
  5. Kalaja e Varoshit në fshatin Ndroq
  6. Kalaje e Prezës, në fshatin Prezë
  7. Ura e Brarit, në fshatin Brar
  8. Teqja,në fshatin Mullet
  9. Tyrbja, në fshatin Mullet
  10. Shtëpia ku u mbajt konferenca e Pezës
  11. Xhamija e Ethem Beut
  12. Kulla e Sahatit
  13. Ura e Tabakëve
  14. Tyrbja e Kapllan Pashës
  15. Teqja e Sheh Dyrit
  16. Shtëpia e Toptanasve (pasuri shteti) Lagja 29 nëntori, Rruga Myslim Shyri, nr.11
  17. Shtëpia e Cancos, lagja Guerile, rruga H.Tahsim, nr.40 18. Shtëpia e Qazim Hutaj, lagja 29 nëntori, rruga Kazani nr.88
  18. Shtëpia ku u themelua Partia, lagja 8 nëntori, rruga Formimi i Partisë
  19. Ish Biblioteka Kombëtare, lagja 28 nëntor, Rruga Alqi Kondi nr.7 21. Shtëpia ku u themelua Rinia Komuniste Shqiptare, lagja Vojo Kushi, Rruga Reshit Petrela nr.97