HomeAktualitet

Temperaturat arrijnë deri në 30°C, mësoni si parashikohet të jetë moti në gjithë vendin tonë gjatë kësaj jave

Temperaturat arrijnë deri në 30°C, mësoni si parashikohet të jetë moti në gjithë vendin tonë gjatë kësaj jave

Java që presim përpara parashikohet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme atmosferike me plot orë me diell si dhe temperatura në rritje.

Duke nisur nga dita e Hënë deri dhe ditën e Enjte moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje shoqëruar me shi të dobët dhe lokal.

Një paqëndrueshmëri e lehtë pritet për ditën e Premte. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por prej orëve të mesditës edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Këto vranësira në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Përreth zonave malore reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.