HomeAktualitet

Tension në Kuvend: Si e marrin fjalën me dhunë si në xhungël deputetët “Saliarë”?!

Tension në Kuvend: Si e marrin fjalën me dhunë si në xhungël deputetët “Saliarë”?!

Ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar për herë të dytë foltoren gjatë seancës maratonë të ditës së sotme ku diskutohet në lidhje me projektin e Portit të Durrësit dhe buxhetin për vitin 2023.

Debati nisi mes nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj dhe deputetit të PD Oerd Bylykbashi i cili tentoi të merrte fjalën pas ish kryeministrit Sali Berisha.

Felaj e refuzoi kërkesën e tij. Menjëherë pranë foltores u afrua Berisha me deputetët mbështetës së tij të cilët qëndruan aty derisa Felaj i dha fjalën Bylykbashit.