HomeBota

Tensione në Kapitol, protestuesit pro-Trump hyjnë në ndërtesën e Kongresit

Tensione në Kapitol, protestuesit pro-Trump hyjnë në ndërtesën e Kongresit

Kongresi amerikan u izolua për shkak se qindra protestues që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit.

Situata është ende e tensionuar dhe kongresmenët kanë ndërprerë seancën për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Një alarm emergjent është dhënë nga autoritetet që merren me ruajtjen e sigurisë së ndërtesës.

“Për shkak të një kërcënimi të brendshëm, strehohuni në zyrën më të afërt dhe qëndroni të qetë”, deklarojnë ata teksa kërkojnë përforcime.

Lidhur me protestën e tensionuar ka reaguar edhe presidenti aktual amerikan, Donald Trump i cili dënoi aktin duke thënë se “kjo është e gabuar dhe jo kush jemi ne.”

Përmes një postimi në Twitter ai u bëri thirrje demonstruesve të jenë paqësorë dhe të përdorin të drejtat e Amendamentit të Parë, por mos të veprojnë si pala tjetër.

“Ne kemi një vend për të shpëtuar dhe kjo nuk ndihmon askënd”, shtoi ai.