Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë bërë që Parlamenti Evropian të miratojë vendimin e Këshillit të BE-së për t’i ofruar Ukrainës një paketë të re ndihme prej 1.2 miliardë euro. Dokumenti në fjalë u miratua nga deputetët e PE më 15 shkurt.
Mësohet se ndihma prej 1.2 miliardë eurosh do të shkojë për të stabilizuar ekonominë makro të vendit dhe një axhendë reformash themelore të Ukrainës.
Ndihma do të jepet në formën e kredive dhe paratë do të duhet të transferohen në dy këste prej 600 milionë euro brenda 12 muajve. Ndihma shkon vetëm për vendet fqinje të BE-së që kanë probleme me ekonominë në rast tensionesh.

