HomeBota

Tensionet në Shtëpinë e Bardhë! Anullohet konferenca për shtyp mes dy liderëve! Trump: Zelensky nuk respektoi SHBA-në! Të kthehet kur të jetë gati për paqe

Tensionet në Shtëpinë e Bardhë! Anullohet konferenca për shtyp mes dy liderëve! Trump: Zelensky nuk respektoi SHBA-në! Të kthehet kur të jetë gati për paqe

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një deklaratë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Voldymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në rrjete sociale Trump shkruan se takimi i sotëm ishte shumë domethënës, ndërsa shton se kuptoi se Zelensky nuk është gati për paqe. Bëhet me dije gjithashtu se si pasojë e tensioneve gjatë takimit, është anulluar dhe konferenca për shtyp që ishte parashikuar të mbahej mes dy liderëve.

“Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë.

Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”,- thuhet në postimin e Trump.