HomeAktualitetKronike

Tenton vetëvrasjen fëmija e mitur e një prej prokuroreve të anatemuar ditët e fundit

Tenton vetëvrasjen fëmija e mitur e një prej prokuroreve të anatemuar ditët e fundit

Burime nga QSUT konfirmojnë për Gazeta Shqip se fëmija e mitur i një prej prokuroreve të anatemuar, mbrëmjen e djeshme ka tentuar vetëvrasjen.

Bëhet fjalë për fëmijën e një prokurore, e cila ditët e fundit është anatemuar edhe nga disa ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Mësohet se aktualisht gjendja shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të QSUT-së në reanimacion.

Presioni mbi njerëzit e drejtësisë shkakton drama familjare. Komentet që i bëhen asaj nga faktorë të ndryshëm, duket se po sjellin pasoja të mëdha familjare./Gazeta Shqip