HomeDiaspora

Tërmet i fortë në Kefalonia të Greqisë

Tërmet i fortë në Kefalonia të Greqisë

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter u ndje të dielën në mëngjes në Kefalonia në Greqi. Tërmeti ndodhi në orën 06:01, me epiqendër 1 km në verilindje të Skalës, në pjesën jugore të ishullit.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 16.7 kilometra. Nga lëkundjet nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Kohë e fundit, Greqia dhe kryesisht zona e Kefalonisë ka ndjerë lëkundje tërmetesh të forta por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.