HomeBota

Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi, panik te banorët, ku ishte epiqendra e lëkundjeve?

Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi, panik te banorët, ku ishte epiqendra e lëkundjeve?

Një tërmet me magnitudë 5.1 Rihter është regjistruar në Turqi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:46. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas dhe thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 8 kilometra.

Gjithashtu sipas mediave të huaja tërmeti u ndje në Dogansehir si dhe në zonat përreth teksa nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz.