HomeAktualitet

Tërmete të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës, epiqendra në Devoll

Tërmete të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës, epiqendra në Devoll

Që prej ditës së mërkurë, Korça është përfshirë nga një seri tërmetesh, me epiqendër në Hoçisht të Devollit këtu ku unë ndodhem aktualisht.

Lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta nga banorët e zonës, duke shkaktuar shqetësim dhe panik.

Sipas banorëve, tërmetet kanë vijuar jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë pasdites së kësaj të enjteje.

Lëkundja e parë është regjistruar rreth orës 20 të mbrëmjes së mërkurë me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, ndërsa më pas janë shënuar edhe tërmete të tjera më të lehta ku i fundit ka qënë pasditen e së enjtes me magnitudë deri në 3.2 duke bërë që banorët të mos ndjejnë siguri për jetën e tyre.

Grupet e punës të cilët u angazhuan në terren paa tërmetit nuk raportuan për dëme materiale apo qoftë edhe për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në vazhdim.