HomeAktualitetKryesore

Tërmetet, Alketa Vejsiu shpërthen në lot në televizionin italian: Jemi mikroskopik para fatit!

Tërmetet, Alketa Vejsiu shpërthen në lot në televizionin italian: Jemi mikroskopik para fatit!

Moderatorja Alketa Vejsiu ishte e ftuar pasditen e djeshme në Rai 1 për të folur mbi situatën e shkaktuar nga tërmeti që mori jetë njerëzish e la qindra të plagosur. Alketa u përlot duke përmendur viktimat si Dienën me vajzën e saj 8 vjece, rastin e Kristianit që sapo kishte dalë nga burgu.

“Ky është një moment për reflektim, njerëzit rendin pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopik para fatit prandaj duhet të jemi më të mirë”, tha Alketa me lot në sy.

Në fund të intervistës, e pyetur nga moderatorja italiane Lorella Cucarini, Alketa foli edhe për Festivalin e RTSH-së.
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga programet e mbrëmjes në televizionin e famshëm italian “Rai 1”.

Ajo ka rrëfyer për situatën e vështirë që po mbizotëron këto kohë në Shqipëri, si rezultat i dy tërmeteve që shkaktuan dëme të mëdha.

Ndërsa në një moment foli për viktimat, konkretisht rastin nënë e bijë dhe Kristianin që sapo kishte dalë nga burgu, moderatorja nuk i mbajti dot lotët.

“Ky është një moment për reflektim, njerëzit vrapojnë pas famës, parasë e politikës, por në fund jemi të gjithë njësoj. Jemi mikroskopil para fatit prandaj duhet të jemi më të mirë”, tha Alketa gjatë emisionit.

E njëjta gjithashtu ka vënë në dukje për ndihmën e mëdha që Shqipërisë këto ditë po i vjen nga shtetet fqinjë, veçanërisht nga Kosova.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një sekuencë nga momenti kur u përlot në transmetimin direkt në “Rai 1”.

“Intervista ne Rai Uno! Sytë dhe zemrat kullojnë lot! S’jam aq e fortë sa dukem! Ka mbi 1400 mesazhe në Inbox kryesisht nga 600.000 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ju falënderoj shumë”, ka shkruar Vejsiu në Instagram.