HomeAktualitetKryesore

Tërmeti në “Lalzë”, reagon juristi Romeo Kara: Nuk çuditem… Aty është epiqendra e kolerës 27 vjeçare, burimi i problemeve të shqiptarëve!

Tërmeti në “Lalzë”, reagon juristi Romeo Kara: Nuk çuditem… Aty është epiqendra e kolerës 27 vjeçare, burimi i problemeve të shqiptarëve!

Pas tërmetit 5.1 ballë të shkallës rihter, që “shkundi” qendrën e vendit, ku mësohet se epiqendra e tij ka qenë në fshatin Hamallaj, pranë plazhit të “Gjirit të Lalëzit, jo të pakta kanë qenë reagimet nga deputetë socialist si Erion Braçe, që bëri thirrje për shitjen e “vilave” që ndodhen në këtë zonë.

Në një status në profilin e tij të facebook, ka reaguar dhe juristi Romeo Kara, i cili e cilëson qendrën e tërmetit, të ketë prekur epiqendrën e “kolerës” 27 vjeçare, burimi i problemeve të shqiptarëve:

Thone qe epiqendra e termetit ishte tek Gjiri i Lalzit.

Nuk çuditem.

Aty e ka epiqendren edhe kjo kolera jone 27 vjecare.

Gjithe belarat, prej andej vijne./EKSKLUZIVE.AL