HomeAktualitet

Tërmeti që tronditi Tiranën, sizmologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm

Tërmeti që tronditi Tiranën, sizmologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm

Një lëkundje tërmeti ka ndodhur në zonën e Shqipërisë së mesme rreth orës 16:06.

Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë 3.8 ka ndodhur 21 kilometra larg Tiranës në zonën Elbasan-Dibër.

Sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se ky tërmet është i vogël dhe këtë zonë ndodhin shpesh të tillë.

“Kjo epiqendër është në verilindje të Tiranës, kryesisht zona Elbasan-Dibër dhe në këtë zonë ndodhin shpesh këto lloj tërmetesh që ne i quajmë të vegjël’, tha Rrapo Ormeni në një studio televizive.