HomeAktualitetBota

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Babai mban dorën e vajzës së pajetë në rrënoja, historia pas fotos së trishtë që po ‘bën namin’ në rrjet

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi/ Babai mban dorën e vajzës së pajetë në rrënoja, historia pas fotos së trishtë që po ‘bën namin’ në rrjet

Tërmeti shkatërrimtar që goditi mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë, na ka përballur me pamje dramatike dhe të trishta.

Kështu ishte dhe fotoja e një babai, Mesut Hancer që mbante dorën e vajzës së pajetë, Irmak 15 vjeçë që ishte nën rrënoja. Fotoja e trishtë ka bërë xhiron e rrjetit.

Fotografia që theu zemrën e miliona qytetarëve, ka edhe një histori të trishtë. Vajza dhe babai të friksuar nga tërmeti ishin pothuajse jashtë ndërtesës, deri në momentin ku një copë betoni u preu në mes rrugën e tyre për të dalë jashtë nga ajo ndërtesë që do të rezultonte fatale për 15-vjeçaren Irmak.