HomeAktualitet

“Thape-thupja” hodhi shashkën”! Safet Gjici i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Palokës pasi e kërcënoi me përgjime: Do e marrësh përgjigjen me…

“Thape-thupja” hodhi shashkën”! Safet Gjici i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Palokës pasi e kërcënoi me përgjime: Do e marrësh përgjigjen me…

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në qarkun Veri-Lindor në favor të Partisë Socialiste.

Ai tregoi se në dijeninë e tij, janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do t’i zbardhi kjo Prokurori? Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këto prokurori”, – tha Paloka ndër të tjera.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Safet Gjicit, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur Palokës duke thënë se, SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.

Sipas Gjicit, Paloka pasi shkoi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi të lëshonte dhe një shashkë.

Reagim i Safet Gjici, për akuzat e bëra nga Edi Paloka!

“Çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”!

SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.

Thape-thupja hodhi shashkën e radhës, medemek që unë paskam blerë vota!!!

O të shkretë, ju nuk e njihni Kukësin e kuksianët, të cilët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjisë dhe fjalëve boshe!

U kuptoj, meqë Thape-thupja erdhi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi ta lëshonte dhe një shashkë!

Po pse more qyqar, ti për budallenj i di kuksianët?!

Rri i qetë, përgjigjen do e marrësh më 30 qershor!