HomeAktualitet

Thellohet bilanci tragjik i luftës/ S’ka armëpushim, Ukraina publikon të dhënat e fundit se çfarë po ndodh me Rusinë

Thellohet bilanci tragjik i luftës/ S’ka armëpushim, Ukraina publikon të dhënat e fundit se çfarë po ndodh me Rusinë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një bilanc mbi humbjet e Rusisë në ditën e gjashtë të sulmit ushtarak. Sipas informacioneve zyrtare të kësaj ministrie, thuhet se Rusia ka humbur 5710 trupa ushtarakë.

Po ashtu raportohet se në bazë materiale luftarake, Rusia ka humbur 198 tanke, 77 pajisje ushtarake, 846 transportues te blinduar, 24 raketa MLRS dhe 2 anije.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha ndër të tjera se armiku kishte humbur dhe 60 çisterna me karburant, 3 dronë si dhe 7 raketa.

Humbjet e ushtrisë ruse deri më 01 Mars 2022, ora 06:00

Avion 29

Helikopterët 29

Tanke 198

ACV 846

Pajisje ushtarake 77

AAMS BUK 1

BM-21 Grad 24

AV 305

Kamionë tanke 60

UAV OTR 3

Anijet luftarake 2

Raketa kundërajrore 7

Trupa ushtarake 5710.