HomeKronike

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me…

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me…

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen Saliaj nga Vora. Djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish-vjehrri në qershor të këtij viti, u aksidenrua për vdekje mbrëmjen e djeshme, në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00.

Mbrëmjen e shkuar, në zonën e Freskut më Tiranë është regjistruar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu. Policia bën me dije se në aksident është përfshirë një makinë dhe një motomjet, dhe për pasoje përplasja ka qenë fatale për të riu. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Enjon Saliaj, 20 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Mësohet se shoferi është larguar dhe ka lënë makinën në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk i ka dhënë asnjë ndihmë djalit.

Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit.

Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.