HomeAktualitetDebat

“Ti e ke mendjen tek Adriatik Llalla”! Zv.kryeministri befason ‘live” reporteren e terrenit Klodiana Lala

“Ti e ke mendjen tek Adriatik Llalla”! Zv.kryeministri befason ‘live” reporteren e terrenit Klodiana Lala

Pasi u shpërnda turma e cila ishte mbledhur të protestonte para Parlamentit ka reaguar edhe zv/kryeministri Erion Braçe duke thënë se aktet e dhunës nuk i shkojnë përshtat vendit dhe se kemi nevojë për qetësi .

Gazetarja Klodiana Lala e pyeti Braçen lidhur me tubimin e qytetarëve, por Braçe e habit gazetaren duke i thënë: “Ti e ke mendjen të qeshësh; e ke mendjen te Adriatik Llalla”.

Gazetarja insitoi, por më pas Braçe u largua nën shoqërinë e deputetit socialist, Paulin Sterkaj.