HomeSport

Tifozët masakrojnë Armando Dukën: Je njolla më e errët e futbollit shqiptar

Tifozët masakrojnë Armando Dukën: Je njolla më e errët e futbollit shqiptar

Armando Duka ka uruar sot përmes një statusi në rrjetet sociale ekipin e Teutës për fitimin e titullit kampion.

Edhe pse FSHF kishte organizuar tre ceremoni për titullin kampion, Armando Duka u shfaq që në fillim në “Niko Dovana” duke shuar çdo surprizë se titulli mund të fitohej nga ndonjë skuadër tjetër.

Duka i cili akuzohet se vendosi se cili do ishte fituesi në këtë edicion ka ngjallur një revoltë tek të gjithë sportdashësit shqiptar.

Në statusin e tij ka pasur pafund komente negative në drejtim të tij, duke e akuzuar për menyrën e shëmtuar të organizimit të garës.

Mjafton ti hedhësh një sy kometeve tek profili zyrtar i tij dhe sheh që nuk ka asnjë koment pozitiv. (TemA0