HomeAktualitet

“Tigri” i Tepelenës mallëngjen Berishën: Të nisemi drejt Tiranës të rrëzojmë Ramën nga Surreli brenda 17 sekondave!

“Tigri” i Tepelenës mallëngjen Berishën: Të nisemi drejt Tiranës të  rrëzojmë Ramën nga Surreli brenda 17 sekondave!

Personazhi i njohur i “Foltoreve” të Sali Berishës sa herë ai vjen në Gjirokastër apo Tepelenë, e ka marrë sërish fjalën në takimin e fundit të ish-kryeministrit që u zhvillua po në Tepelenë një ditë më parë.

Kësaj radhe militanti demokrat përvec adhurimit të frikshëm ndaj Berishës, i tregoi atij se Edi Rama rrëzohet nga pushteti për 17 sekonda.

“Tritan Shehu me Dasho Alikon të bashkohen me tepelensit. Të nisemi në Tiranë dhe Edi Ramën e rrëzojmë nga Surreli brenda 17 sekondave. Unë të të dua përzemërsisht “, tha militanti i PD teksa prapa tij qëndronte Spiro Ksera, ish-ministri i Berishës i dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Më tej militanti i PD-së u ankua gjithashtu për çmimet e larta teksa solli në vëmendje që buka në Tepelenë kushton 140 lekë.