HomeKronike

Tiranë, 52-vjeçari i jep fund jetës

Tiranë, 52-vjeçari i jep fund jetës

Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Tiranë.

“Rreth orës 08:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas dyshohet se është vetvarur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se shtetasi H.U, 52 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në oborrin banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm”, raporton policia.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.