HomeKronike

Tiranë, i mori 2 mijë lekë qytetarit për t’i hequr gjobën, arrestohet polici

Tiranë, i mori 2 mijë lekë qytetarit për t’i hequr gjobën, arrestohet polici

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës policie për korrupsion. I arrestuari është Emiljano Taku, specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

SHÇBA deklaron se denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90. Ndërsa ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz duke e arrestuar.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjatë kontrollit, efektivit të rrugores iu gjet edhe kartëmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.