HomeAktualitetDebat

Tit Vasali ka “gusto” për spitalet… si “ato që na la” kur iku si ministër: Spitali që po na bën Erdogani është si stallë bagëtish, sa të marrim qeverinë do e bëjmë modern se Rama po ju mashtron!

Tit Vasali ka “gusto” për spitalet… si “ato që na la” kur iku si ministër: Spitali që po na bën Erdogani është si stallë bagëtish, sa të marrim qeverinë do e bëjmë modern se Rama po ju mashtron!

Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili që i largua me akuza për korrupsion me firmat farmaceutike dhe që i ktheu spitalet në qebatore dhe kioska ku shiteshin që nga ushkurët e deri te ilacët e skaduara, thotë se spitali që po ndërton shteti turk në Fier si dhuratë për Shqipërinë, i përngjan një stalle bagëtish.

“Mashtrimi i turpshem i Rames me Spitalin e ri te Fierit!

Spitali i ri i Fierit ishte projektuar te ishte se paku nje Spital normal.
Por u katandis ne nje spital fushor lufte, si nje stalle bagetish.

Edi Rama shkel mbi shendetesine, qe te mashtroje e te beje fushate dhe degradon çdo gje.
Fotot flasin vete shume qarte dhe askush nuk mbyll dot syte perpara tyre”, nënvizon Vasili ku sipas tij me marrjen e qeverisë, LSI do ndërtojë spitale moderne.