HomeAktualitet

Tjetër denoncim në adresë të bluzave të bardha: I kanë hequr aparaturat dhe duan të lënë të vdesë

Tjetër denoncim në adresë të bluzave të bardha: I kanë hequr aparaturat dhe duan të lënë të vdesë

Një denoncim i fortë ka ardhur për spitalin Rajonal të Shkodrës, nga një qytetar që ka të shtruar me COVID në këtë spital xhaxhain e tij. Ai pretendon se të afërmit të tij i janë hequr aparaturat e oksigjenit.

Qytetari tregon se sapo është përmirësuar, xhaxhait të tij i janë hequr aparaturat e oksigjenit dhe se ato i ka marrë infermierja.

“E kena sjellë prej Tirane është me COVID. Tani na thonë që ta fus në reanimacion. Për çfarë ta çojnë ne reanimacion e kanë lënë pa asnjë aparaturë dhe duan të lënë të vdesë.

Nuk i kanë prurë asnjë aparaturë është 75 vjeç. Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu. Tha infermierja je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën.

Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu. Tani do e çojnë në reanimacion. Ka ndenjur katër ditë në Tiranë. E ka pas spitalin këtu.

E kena pru se është i sëmurë, infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën. Nuk i kanë sjellë aparaturë.”, thotë ai.

Vetëm dy ditë më parë u hapën zyrtarisht dy spitale e para rajonale në Shkodër e në Durrës, për shkak se u ezauruan kapacitetet në spitalet COVID në Tiranë.