HomeAktualitetDebat

Tjetër mesazh të koduar në Facebook për demokratët: Berisha po rikthehet në krye të tubimeve të PD

Tjetër mesazh të koduar në Facebook për demokratët: Berisha po rikthehet në krye të tubimeve të PD

Sali Berisha duket se gjithnjë e më tepër përcjell mesazhe të demokratët duke i lënë të kuptojnë se do të rikthehet në krye të tubimeve të Partisë Demokratike.

Ndryshe nga herët e tjera kur përzgjidhte fotografi nga zyra e tij për të shoqëruar postimet, Berisha tashmë ka hapur arkivën duke kujtuar kulmet e veta politike si udhëheqës i demokratëve

Së fundmi ai përsëri ka publikuar një fotografi nga tubimi i zhvilluar në sheshin “Skëndërbej” gjatë kohës kur ai ishte kryetar i PD-së.

“Miremengjes miq! sb”, shkruan Berisha teksa ndan edhe fotografinë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ditë më parë, ish kryeministri ka shpalosur mundësinë e rikthimit “de juro” në drejtimin e Partisë Demokratike. (TemA)