HomeAktualitetKryesore

Tjetër vaksinë e suksesshme për parandalimin e Covid, kompania amerikane: Rezultatet 94.5%

Tjetër vaksinë e suksesshme për parandalimin e Covid, kompania amerikane: Rezultatet 94.5%

Kompania farmaceutike amerikane Moderna ka njoftuar se vaksina e saj kundër koronavirusit ka rezultuar të jetë 94.5% e sukseshme në parandalimin e Covid-19.

Vaksina u provua në 30 mijë njerëz në SHBA, gjysmat e të cilëve morën dy doza të vaksinës në katër javë diferencë.

“Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm, është një ditë e mrekullueshme,”- tha Tal Zaks, shefi mjekësor në Moderna.

Ende nuk e dihet se sa do të zgjasë imuniteti nga vaksinat, pasi duhet më shumë kohë për të përcjellur gjendjen e vullnetarëve që kanë marrë pjesë në testim.

Gjithashtu nuk ka të dhëna se sa mirë funksionon në grupmoshat më të vjetra, të cilat janë më të rrezikuara nga COVID-19.

Dhe, siç transmeton BBC, ende nuk dihet nëse vaksina thjesht ndalon njerëzit të sëmuren rëndë, ose nëse i ndalon ata gjithashtu të përhapin virusin.

Kjo vaksinë e kompanisë Moderna për “luftën” ndaj koronavirusit, është e dyta që pritet të dal së shpejti.

Vetëm një javë më parë kompanitë Pfizer dhe BioNTech lajmëruan se kishin arritur një vaksinë të suksesshme dhe efektive që mbron 90% dhe së shpejti pritet të aprovohet.