HomeAktualitetKronike

Tjetër viktimë e “detit”, pushuesit në Durrës nxjerrin një trup të pajetë në breg

Tjetër viktimë e “detit”, pushuesit në Durrës nxjerrin një trup të pajetë në breg

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Golemit në Durrës.

Një i moshuar rreth 75 vjeç është nxjerrë i pajetë në breg.

Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë brenda në ujë.

Trupi i pajetë është nxjerrë jashtë nga dy të rinj të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme.

Sipas dëshmitarëve, dhe policia ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën.