HomeAktualitetDebat

Topi arrin marrëveshje me Bashën, ironia e nënkryetarit të FRPD: U mbush PD me qëndrestarë bulevardi!

Topi arrin marrëveshje me Bashën, ironia e nënkryetarit të FRPD: U mbush PD me qëndrestarë bulevardi!

Mbrëmjen e sotme Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë arritur një marrëveshje për të hyrë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Mes partive që do të jenë pjesë e listës së PD është edhe FRD e Bamir Topit, e cila në një farë mënyre ishte si surprizë dhe e papritur.

Ndërkohë që lidhur me arritjen e kësaj marrëveshje ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të FRPD Lisandër Hoxha, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka ironizuar këtë marrëveshje duke thene se “u mbush PD me qendrestare bulevardi”.

Duke ironizuar etiketimin e 21 janarit nga Sali Berisha per Bamir Topin, te cilin e quajti “horr bulevardi”!