HomeAktualitet

“Toyota Yaris”! Basha flet pas dëshmisë në SPAK, hiqet si prokuror kur është i dyshuar: Çështja s’është mbyllur, deklarata ime u bë indicie për hetimin

“Toyota Yaris”! Basha flet pas dëshmisë në SPAK, hiqet si prokuror kur është i dyshuar: Çështja s’është mbyllur, deklarata ime u bë indicie për hetimin

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një prononcim për mediat pas dëshmisë ne SPAK

“Nuk mund të ketë një Shqipëri të drejtë të zhvilluar me mundësi për të rinjtë pa luftuar lidhjet e politikës me krimin.

Ju ne dini denoncimin tim ka qenë publik në Kuvend dhe është indicie e procesit hetimor që ka nisur. I qëndroj gjithçkaje që kam deklaruar në parlament.

E dinim dhe ua kam pohuar se çështja nuk është mbyllur. Kemi të bëjmë me një realitet që shpresoj shumë se është i ndryshëm nga ai që u pyeta më parë.

Dua të përsëris mbështetjen ne PD jo vetëm për këtë hetim por edhe për punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH dhe të mos harrojnë kurrë se s’kanë shef tjetër përveç ligjeve”, tha Basha.