HomeAktualitetKronike

Trafikanti shqiptar i kokainës humb ndjenjat në gjykatë

Trafikanti shqiptar i kokainës humb ndjenjat në gjykatë

35-vjeçari shqiptar Ervis Gjyshi i arrestuar të mërkurën gjatë një operacioni antidrogë ka humbur ndjenjat teksa shoqërohej në gjykatë.

Është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për t’i dhënë ndihmë 35-vjeçarit , i arrestuar si pjesë e rëndësishme e një grupi të fuqishëm trafiku kokaine në Ankona.

Gjyshi mund të ketë pësuar një sulm paniku. Për arsye edhe seanca gjyqësore është shtyrë.

Ai u arrestua në Itali gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona. Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi  i organizatës që përbehej më së shumti nga anëtarë të familjes Spinelli. Gjatë aksionit u vunë në pranga katër gra rome dhe dy shqiptarë, të cilët kishin krijuar një grup të strukturuar kokaine. Grupi përdorte shpërndarësit e quajtur “kuaj” për dërgesat e drogës në të gjithë Ankonën.