HomeAktualitet

Tragjedi në Elbasan/ Shkon të identifikojë kufomën e xhaxhait, ndërron jetë edhe nipi

Tragjedi në Elbasan/ Shkon të identifikojë kufomën e xhaxhait, ndërron jetë edhe nipi

Një tragjedi ka ndodhur sot në Elbasan, pasi në një familje kanë vdekur dy persona.

Sipas informacioneve të policisë  51-vjari R. Osmani ka gjetur vdekjen në dyqanin që kishte nën menaxhim, ndërsa nipi i tij ka shkuar në morg për të identifikuar viktimën por ka gjetur dhe vetë vdekjen.

Njoftimet e policisë

R.Osmani 51 vjeç banues në Elbasan, i punësuar si manaxher në dyqanin e tregtimit të pajisjeve për furra e  pastiçeri, ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 26.02.2018 në ambientet e morgut të spitalit rajonal Elbasan, ku kishte  shkuar për të parë kufomën e  xhaxhait  ka gjetur vdekjen shtetasi Astrit Osmani, 44 vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e kryera  nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.