HomeBota

Tragjedi në Magdeburg, makina hyn në Tregun e Krishtlindjeve dhe përplas turmën: 2 të vdekur dhe 68 të plagosur!

Tragjedi në Magdeburg, makina hyn në Tregun e Krishtlindjeve dhe përplas turmën: 2 të vdekur dhe 68 të plagosur!

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ku një makinë BMW e errët hyrë në mes të turmës. Mediat gjermane bëjnë të ditur se deri tani kemi 2 të vdekur, 1 i rritur dhe një fëmijë dhe 68 të plagosur.

Sipas dëshmitarëve okularë, ngjarja nisi në orën 19:04. Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga autoritetet, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për eksploziv të mundshëm.

Sipas medias tjetër gjermane Die Welt, autori i sulmit është nga Arabia Saudite, rreth 50 vjeç me profesion mjekë. Nga sa kuptohet deri tani ai ka marrë me qira automjetin për ta përdorur për sulmin

Ndëkohë ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije nga raportimet e deritanishme nuk bëhet fjalë për shtetas shqiptarë të lënduar.

Në përgjigje të incidentit, qyteti i Halle, rreth 80 kilometra larg, ka rritur masat e sigurisë në tregjet e tij të Krishtlindjeve dhe spitalet lokale po përgatiten për të pritur të plagosurit. Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë në Halle, ka konfirmuar gatishmërinë për të menaxhuar situatën.

Ky sulm ka tronditur qytetarët dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë në tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që tregjet të mbeten të sigurta për qytetarët.