HomeBota

Tragjedi në Mianmar! Shkon mbi 1000 numëri i jetëve të humbura nga tërmeti 7.7 ballë

Tragjedi në Mianmar! Shkon mbi 1000 numëri i jetëve të humbura nga tërmeti 7.7 ballë

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë.

Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.

Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb.

Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale .