HomeBota

Tragjedi në një familje palestineze! Shtëpia goditet nga tre bomba: Regjistrohet numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i sulmeve ushtarake

Tragjedi në një familje palestineze! Shtëpia goditet nga tre bomba: Regjistrohet numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i sulmeve ushtarake

Dhjetë anëtarët e një familje, 8 fëmijë dhe 2 gra, humbën jetën nga shembja e shtëpisë si pasojë e bombardimeve izraelite në Gaza.

Ngjarja ndodhi në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, ndërsa mediat raportojnë edhe për 15 persona të plagosur.

Mësohet se vetëm një foshnje 5-së muajshe është e vetmja e mbijetuar e familjes Abu Hatab dhe sipas dëshmitarëve ajo u gjet e gjallë nën rrënoja vetëm për shkak se nëna e saj shërbeu si mburojë.

Ky është numri më i lartë i viktimave në një bombardim të vetëm që nga fillimi i sulmeve ushtarake.

Një dëshmitar tregoi se banesa u godit nga tre bomba dhe ishte afër kampit të refugjatëve al-Shati, ndërsa numri i viktimave mund të jetë më i lartë.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar sulmin.