HomeKronikeBota

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 viktima dhe 5 të plagosur

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 viktima dhe 5 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një autobus u përfshi nga flakët.

Mediat vendase raportojnë se ka qenë një burrë që i ka vënë flakën vetes, e me pas i gjithë autobusi është përfshirë në flakë.

Ngjarja ndodhi në qytetin Kerzers në Zvicrën perëndimore, kur një autobus që transportonte pasagjerë papritmas u përfshi nga flakët rreth orës 6:25 të pasdites të martën.

Policia tha se deri më tani besohet se gjashtë persona kanë vdekur dhe të paktën pesë janë plagosur. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë disa metra të larta që ngrihen nga autobusi, ndërsa një prej dëshmitareve dëgjohet duke folur në shqip.

Shërbimet e urgjencës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shkaku i zjarrit.