HomeDiaspora

Tragjedia e përmasave të mëdha! Kryeministri publikon dëshminë e të mbijetuarit: Viktimat 25-30 vjeç dhe fëmijë, i plagosuri më tha se kishte shpërthim, disa kanë thyer dritaret dhe janë hedhur

Tragjedia e përmasave të mëdha! Kryeministri publikon dëshminë e të mbijetuarit: Viktimat 25-30 vjeç dhe fëmijë, i plagosuri më tha se kishte shpërthim, disa kanë thyer dritaret dhe janë hedhur

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Bullgaria ku arriti me shpejtësi për shkak të tragjedisë së tmerrshme me 45 viktima në autostradën Struma u shpreh se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritaret e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë.

Viktimat e tragjedisë janë njerëz të vegjël të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe” tha Zaev.

Në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka mbërritur në “Pirogov”, aty ku janë shtruar të plagosurit në aksidentin e rëndë, ku par marrjes flakë të autobusit humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në autostradën e Strumës, Bullgari.

Osmani ka folur për mediat bullgare dhe ka thënë se, udhëtarët janë shumica e viktimave janë të rinj, dhe nga Shkupi, duke qenë se autobusi me të cilin udhëtonin ishte e një agjencie turistike të kryeqytetit.

Gjithashtu, sipas tij, ata kanë shfrytëzuar ditën pushim, që u dha për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.