HomeBota

Tragjike! Rrëzohet helikopteri dhe përfundon në thellësinë e liqenit: Në bord kishte gra e fëmijë

Tragjike! Rrëzohet helikopteri dhe përfundon në thellësinë e liqenit: Në bord kishte gra e fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur në lindje të Rusisë, ku një helikopter turistik me 16 persona në bord është rrëzuar në një liqen.

Deri më tani, thuhet se 8 persona kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa 8 personat e tjerë, përfshirë gra e fëmijë, janë ende të zhdukur.

Helikopteri thuhet se ka rënë në një thellësi prej 100 metrash në liqenin e quajtur Kuril.

Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në zonë dhe po kërkojnë për personat e pagjetur, ndërkohë, sipas autoriteteve është ende e paqartë arsyeja e rrëzimit të helikopterit.