HomeBlog

“Tre milionë Ilirë i ke gati”/ Meta kërcënon kryeministrin Rama, juristi Romeo Kara bën deklaratën e fortë për Presidentin: Mos vallë mendon se ne jemi…

“Tre milionë Ilirë i ke gati”/ Meta kërcënon kryeministrin Rama, juristi Romeo Kara bën deklaratën e fortë për Presidentin: Mos vallë mendon se ne jemi…

Juristi Romeo Kara ka ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të disa ditëve më parë të Presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëronte kryeministrin Juristi Romeo Kara ka ndarë në rrjetet sociale një deklaratë të disa ditëve më parë të Presidentit Ilir Meta, i cili paralajmëronte kryeministrin Rama se 3 milionë Ilirë i ka gati në 25 prill.

“Esati i Rilindjes duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe Sektin pa nder, pa vlera e pa Atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe NUK DO NDALET!

TRE MILIONË ILIRË NË 25 PRILL I KA GATI!

Dhe nuk më thua, o trendi buburrec, kur do dalësh në përballje me mua?

Mezi po të pres!”, e kërcënonte ndër të tjera Meta kryeministrin Rama.

Nisur nga kjo deklaratë kërcënuese e Metës, juristi Romeo Kara shkruan me ironi se mos vallë Presidenti mendon se ne jemi 3 milionë hajdutë.

“‘Tre milione ilirë i ke gati’, thote Meta.

Mos valle ai mendon se ne jemi, tre milione hajdute?”, shkruan me ironi juristi Romeo Kara.