HomeAktualitetKronike

Tre persona sulmojnë dhe rrahin gazetarin Kosovar pasi ishte kthyer nga një emision televiziv

Tre persona sulmojnë dhe rrahin gazetarin Kosovar pasi ishte kthyer nga një emision televiziv

Një gazetar në Kosovë është dhunuar fizikisht mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë. Sipas mediave vendase, bëhet me dije se gazetari i sulmuar është Visar Duriçi. Ky i fundit ka thënë në polici se u dhunua nga 3 persona, ende të paidentifikuar.

Autorët e prisnin në hyrje të banesës së tij dhe e sulmuan gazetarin sapo doli nga makina. Visar Duriçi po kthehej për në shtëpi pasi ishte në një emision televiziv.

Ai pësoi lëndime nga goditje fizike dhe u dërgua në spital. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për këtë rast për të identifikuar dhe arrestuar autorët.