HomeBota

“Tregohuni të matur, ose do të pendoheni”! Erdogan sërish mesazhe kërcënuese Greqisë: Mos përsërisni gabimet e një shekulli më parë

“Tregohuni të matur, ose do të pendoheni”! Erdogan sërish mesazhe kërcënuese Greqisë: Mos përsërisni gabimet e një shekulli më parë

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, i ka dërguar një tjetër mesazh kërcënues Greqisë, këtë herë nga Izmiri , ku edhe ndodhej në stërvitjen ushtarake “EFES 2022”.

“I bëjmë edhe njëherë thirrje Greqisë që të ndalojë pajisjen e ishujve që janë nën statusin civil dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk bëj shaka, këtë thirrje e kam shumë seriozisht. Ky popull është i vendosur nëse thotë diçka do ta bëjë”, është shprehur Erdogan.

Nga ana tjetër mediat greke shkruajnë se presidenti turk, në mënyrë provokative i bën thirrje Greqisë të jetë e matur.

“Greqia të jetë e matur përndryshe do të ketë rezultate për të cilat do të pendohet, siç ndodhi një shekull më parë” , ka thënë ai, shkruajnë mediat greke.