HomeAktualitet

Trimëri hajdutësh! Nuk ia dolën me Arta Markun, çifti i prokurorëve Gashi dhe Ginai drejt Strasburgut për të “mposhtur” strukturat e vetingut!

Trimëri hajdutësh! Nuk ia dolën me Arta Markun, çifti i prokurorëve Gashi dhe Ginai drejt Strasburgut për të “mposhtur” strukturat e vetingut!

Çifti i prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina pas dështimit në ‘përballjen’ me Arta Markun kanë bërë levizjen e rrallës.

Mësohet se prokurorët Gashi- Gina kanë dërguar dosjen e tyre në  gjykatën e Straburgut, pasi në dy përballjet me  gjykatat në Shqipëri, përkatësisht ajo e Durrësit dhe gjykata e Fierit kanë shpallur moskopetencat e kësaj çeshtje.

Gjykata e Strasburgut ka pranuar ta marrë në shqyrtim dosjen nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoriteteve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet, ankimin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, duke e regjistruar çështjen e tyre me nr. Nr.29943/18 “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”, dt. 27.06.2018.

Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Prokurorët Gashi dhe Gina kërkojnë nga Gjykata e Strasburgut që të shqyrtojë shkeljet e parashikuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të kryera nga KPK, KPA dhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tyre nga detyra, si edhe të konstatojë shkeljet proceduriale gjatë procesit të rivlerësimit.

Kujtojmë se gjatë kohës së drejtimit të prokurorisë së Përgjithshme nga Adriatik Llalla, çifti Gina-Gashi mbanin poste drejtuese.

Gina ka qëndruar si drejtues i prokurorisë së Elbasanit, ndërsa gruaja e tij Gashi ka qëndruar për 5 vite me radhë si drejtuese e Drejtorisë së Marrëdhenieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit.

Pas uljes në detyrë, Gashi dhe Gina i kundërshtuan vendimet e Markut në gjykatë, duke i cilësuar ato të kundraligjshme. Pretendimet e tyre u rrëzuan respektivisht nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores.

Dosja penale për fshehje pasurie ndaj prokurorëve Gashi dhe Gina vjen pas hetimit, Adriatik Llalla, i cili po hetohet për pastrim parash me transaksionet multimilionë shitblerjes së tokave në periferi të Tiranës.