HomeAktualitetDebat

Tritan Shehu: Ramën do e rrëzojmë me revoltë, mos u shqetësoni. Me votë nuk mundet ai

Tritan Shehu: Ramën do e rrëzojmë me revoltë, mos u shqetësoni. Me votë nuk mundet ai

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu tha se Edi Rama nuk rrëzohet me votë, por me revoltë, edhe pse nuk dha datë se kur do të ndodhë kjo kur u pyet nga gazetari i A2, Anesti Bajramemaj.

“E para punës për Gjirokastrën unë mbështes të gjitha strukturat e PD. Të gjithë banorët e Gjirokastrës.

Falenderoj drejtuesit, komisionerët numëruesit për punën vetëmohuese që bën në përballjen me një regjim.

Unë e kam thënë vazhdimisht, regjimi nuk përmbyset me votë. Regjimi duhet përmbysur me lëvizje popullore, rrugë tjetër nuk ka. Do përmbyset mos u shqetësoni”, tha Shehu.