HomeDebat

Tritani ngatërron drejtësinë me qeverinë… e Saliut: Rama po na prish me Greqinë, duke mbajtur në burg Belerin

Tritani ngatërron drejtësinë me qeverinë… e Saliut: Rama po na prish me Greqinë, duke mbajtur në burg Belerin

Tritan Shehu ka komentuar darkën e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili do të ftojë liderët e Ballkanit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Shqipëria është ftuar në nivel presidenti dhe jo kryeministri

“Rama, me aventurizmin politik demton vendin!

Mungesa e “Shqiperise” ne darken informale te Z. Mitsotakis, eshte pasoje direkte e veprimeve arbitrare, anti demokratike te Rames. Duhet te jemi te sinqerte e te shohim te verteten ne sy. Kjo eshte e verteta, dhe druaj se gjerat do te perkeqesohen.

Duke cenuar maredheniet e rolin tone ne Rajon. Duke demtuar me pasoja procesin tone te integrimit europian. Eshte nje rrjedhoje e perkeqesimit te maredhenieve me Greqine mike.

Pikerisht si pasoje sherthyese e “ceshtjes Beleri”. Nje tregues i deformimit te rende te demokracise ai, te te drejtave themelore ne vendin tone! I nje autokracie te rrezikeshme”, shkruan Tritani.